Dren Doli propozohet për ambasador në Holandë
Shumë ambasada të shtetit të Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës kanë mbetur pa përfaqësues.
Që nga data 30 gusht, Kosova nuk ka ambasadorë në të shumtën e vendeve.
Njëri nga emrat e mundshëm për t’u emëruar ambasadorë i Kosovës në shtetin e Mbretërinë e Holandës është profesori i Fakultetit Juridik, Dren Doli.
Në një dokument tashmë të publikuar shihet emri i Dren Dolit, si i propozuar për Mbretërinë e Holandës.
Ndër të tjerash në këtë dokument theksohet se kandidati Doli plotëson të gjitha kushtet e parapara sipas nenit 6 të Ligjit NR.03/L-004 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës.
Dokumenti është përcjell nga Ministria e Jashtme, saktësisht ministrja Donika Gërvalla për Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.