Krasniqi në 21-vjetorin e themelimit të policisë: Ka ende punë për trajtim dinjitoz

06 shtator 2021 | 13:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të themelimit Policisë së Republikës së Kosovës, ka përgëzuar secilin pjesëtarë e drejtues të këtij institucioni vital për rendin dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook” se në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë dhe qytetarët, kujtojmë me nderim policët që ranë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës dhe jetës së qytetarëve pa dallim.

“Policia e Kosovës është padyshim një ndër mekanizmat shtetëror më të besueshëm, që gëzon respekt dhe manifeston profesionalizëm të madh në shërbim të komunitetit, për rritjen, zhvillimin e integritetin e të cilës, institucionet tona janë përpjekur e kanë investuar vazhdimisht. Megjithatë, ka ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz, përfshirë sigurimin e kushteve efikase për punë, rregullimin e statusit për pensionimin e parakohshëm, sigurimin shëndetësor dhe atë të jetës. Në këtë 22 vjetor, përderisa festojmë këtë traditë të mirëfilltë, njëkohësisht ftojmë që kjo traditë e mirë e këtij institucioni themelor për rend dhe ligj, të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke ruajtur paanësinë dhe duke thelluar shërbimin ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë ambasada të shtetit të Kosovës nëpër vende të ndryshme…