Daut Haradinaj: Duhet të jemi unik rreth të kaluarës sonë historike

06 shtator 2021 | 14:26

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daur Haradinaj, në emisionin “Kojshia Show”, ka folur për luftën në Kosovë.

Ai ka thënë se në 100 vitet e fundit nuk ka pasur luftë më të pastër se sa ajo e UÇK-së.

Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin, ish-deputetin Rexhep Selimin si dhe të tjerët që gjenden në Gjykatën e Hagës.

Ai ka thënë se dikush ju ka gëzuar këtij fakti që ata gjenden atje, por kjo është një goditje e madhe për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar situatën e djeshme…