Volff: Bottas provokoi keq, Lewisi e meritoi një pikë

06 shtator 2021 | 14:48

Drejtori sportiv i Mercedesit në Formula 1, Toto Volff, ka qenë i ashpër ndaj finlandezit Valtteri Bottas, për komentet e këtij të fundit pas ndalesës së tretë në bokse në garën e Zandvoort (Holandë).

Bottas ndërroi gomat 3 xhiro nga fundi dhe realizoi përkohësisht xhiron më të shpejtë.

“Nuk e kuptoj këtë ndalesë”, ka thënë Bottas, që bëri xhiron e shpejtë dhe për momentin i hoqi pikën Hamiltonit. Gjithsesi, piloti britanik hyri një xhiro më vonë dhe ndërroi gomat, duke bërë ai më pas xhiron më të shpejtë dhe mori pikën e merituar. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer Toto Volffit i cili paralajmëroi hapat e radhës për të menaxhuar këtë situatë.

“Ishte një provokim, deri diku i kuptueshëm. Valtteri ka marrë shpesh urdhra nga ne në këtë kampionat. Lewisi e meritonte atë pikë dhe kjo ishte një gjë pozitive në garën për titullin kampion për pilotë. Për atë që ndodhi do të flasim, në mënyrë miqësore dhe profesionale”.

Duket qartë që te Mercedes nuk e kanë mirëpritur atë koment dhe veprim të finlandezit, që rrezikon kështu rinovimin e kontratës me makinën gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, i është kundërpërgjigjur liderit…