28 të vdekur dhe 489 raste të reja me Covid në Kosovë

06 shtator 2021 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 28 persona nga Covidi dhe janë paraqitur 489 raste të reja me koronavirus.

“Nga 6 310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 711. Në total numri i rasteve aktive është 25 290”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një operacion i rrallë është realizuar në Izrael, ku dy…