Dalin pamjet e rrëzimit të avionit me 104 pasagjerë në bord (video)

18 maj 2018 | 23:41

Një avion linje me 104 persona në bord u përplas me tokën sapo tentoi të ngrihej nga aeroporti i Havanës në Kubë. 

Bëhet fjalë për një Boeing 737 të kompanisë kubane “Cubana de Aviaciòn” të drejtuar për në Holguìn.

Presidenti i vendit Miguel Diaz-Canel tha se “Druhej se do të kishte shumë viktima”.

Avioni u përplas me tokën në zonë të banuar jo larg aeroportit. Burimet zyrtare thanë se viktima ka edhe nga banorët e zonës ku ra avioni. 9 persona i përkasin ekuipazhit dhe janë të gjithë të huaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri, ka thënë se ish-ministri i…