Petkoviqi: Takimi i ri Kurti-Vuçiq varet nga bisedimet e sotme

07 shtator 2021 | 14:41

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nga takimi me delegacionin e Kosovës sot dhe nesër do të varet edhe raundi i ardhshëm i dialogut në nivel të krerëve të shtetit, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Serbia është ajo që po insiston në dialog dhe ka qasje konstruktive dhe se është gjithmonë e gatshme për këtë”, ka thënë Petkoviqi.

Më tutje, ai ka thënë se do të mund të ngrenë çështjen e të gjitha incidenteve në komunitetet serbe në Kosovë.

“Ne gjithashtu do të ngremë çështjen e të gjitha incidenteve në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, të cilat janë shtuar nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet. Ne jemi mbi 93 incidente, sulme mbi pronën tonë, fëmijët tanë. Kjo duhet të ndalet”, ka thënë Petkoviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga  Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar…