Vdes ortopedi Agron Pustina

08 shtator 2021 | 12:29

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka ndërruar jetë ortopedi Agron Pustina.

ShSKUK-ja i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe studentëve, me rastin e vdekjes së prof. Agron Pustina, i cili për shumë vjet punoi si ortoped dhe drejtor në Klinikën e Ortopedisë.

“Prof. Pustina dha kontribut të çmueshëm në edukimin e gjeneratave të tëra nga fusha e ortopedisë. Kujtimi për profesorin do të mbetet i përhershëm!”, është bërë me dije në njoftimin e ShSKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, vijon që të shënojë…