Policia jep detaje për zjarrin në Gjakovë ku vdiqën dy fëmijë

08 shtator 2021 | 12:47

Dy fëmijë kanë vdekur në Ujz të Gjakovës si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia në Gjakovë.

Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë ka thënë për “Klankosova.tv” se dyshohet se dy viktimat kishin mbetur të ngujuar brenda shtëpisë.

“Datë 08.09.2021 rreth orës 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar njoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është përfshirë nga zjarri. Patrulla policore së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë arritur në vendngjarje. Dyshohet që brenda objektit që ishte i përfshirë nga zjarri kanë mbetur dy persona të mitur, ekipet e zjarrfikësve janë duke bërë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin dhe sipas zjarrëfikësave dyshohet se brenda gjenden dy persona të karbonizuar (djegur)”.

Xhurkaj ka pohuar se për informata të tjera do të jepen detaje me kohë.

“Në vendngjarje janë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit. Për informata shtesë ju njoftojmë me kohë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues në seancën përgatitore për të akuzuarit Hysni Gucati…