Qeveria Kurti ndryshon rregulloren, lejohet shtimi i këshilltarëve nëpër disa ministri

08 shtator 2021 | 12:38

Qeveria Kurti ka ndryshuar rregulloren që rregullon punën dhe stafin e ministrave.

Duke prezantuar ndryshimin e rregullores që rregullon punën dhe stafin e ministrave, kryeministri Alnin Kurti ka qartësuar se disa ministrave u lejohet që të kenë deri në 10 këshilltarë.

“Në rastet kur janë fuzionuar dy ose më shumë ministri, atëherë ministri mund të ketë deri 10 këshilltarë të brendshëm politikë”, ka thënë Kurti, duke potencuar edhe pesë këshilltarë të jashtëm.

Gjithë këtë ndryshim ai e ka arsyetuar me zotimin e tyre zgjedhor për rritje efikasiteti.

“Siç jemi zotuar në programin qeverisës për të përmirësuar mënyrën e punës, organizimit dhe funksionimit të Qeverisë, po e përditësojmë edhe kornizën ligjore. Si rezultat i fuzionimit të ministrive, është rritur fushëveprimi dhe janë rritur përgjegjësitë e tyre, prandaj me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe efikasitetit në qeverisje po e procedojmë këtë rregullore”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se ky ndryshim është vetëm për pesë ministri të cilat janë bashkuar dhe shkrirë.

“Bëhet fjalë për shtimin e kapaciteteve njerëzore brenda kabineteve të 5 ministrive që janë fuzionuar. Ky ndryshim ka për qëllim me iu përgjigj në këto ministri kur janë shkri është rritë nevoja për përgjegjësitë. Në këto ministri nga 6 numri i këshilltarëve ngritet në 10”, ka thënë Kryeziu në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…