Vdes ministri rus, po përpiqej të shpëtonte një person
08 shtator 2021
| 12:54
Ministri rus për emergjencat, Yevgeny Zinichev, është ndarë nga jeta.
Një deklaratën e publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë është thënë se ministri rus ka vdekur në përpjekje për të shpëtuar një person.
“Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave ka njoftuar se Yevgeny Zinichev vdiq në mënyrë tragjike, në detyrë ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e një burri në një ndër stërvitjet për mbrojtjen e territoreve”, është thënë në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Rusisë.