![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/trend-1.jpg)
Kryetarja e Speciales takohet me shoqërinë civile nga komuniteti serb në Mitrovicë
08 shtator 2021
| 13:08
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, tash e dy orë është në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatat e ndryshme të komunitetit serb.
Takimi po mbahet në Mitrovicë, e ku Trendafilova ka folur për mandatin e Gjykatës Speciale, duke treguar edhe një herë se nuk i ndjekin penalisht organizatat apo etnitë e ndryshme, por njerëzit me përgjegjësi individuale, raporton “KK”.
Përpos kësaj, ajo ka treguar edhe procedurat që pasojnë duke njoftuar se më 15 shtator nis gjykimi i parë.