Daut Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e dy zyrtarëve të PDK-së: “Në këto kohë të vështira na duhet pajtim”

09 shtator 2021 | 10:01

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj.

Haradinaj në shkrimn e tij thotë se në këto kohë të vështira na duhet pajtim.

“Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar Komune të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj.

Ngushëllime familjarëve dhe miqve” shkruan Haradinaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se…