![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/spitali-modular-tetove1-780x439-1.jpg)
Pamje nga spitali i djegur në Tetovë
09 shtator 2021
| 12:17
Autoritetet shtetërore janë duke i vazhduar hetimet në Covid-Qendrën në Tetovë, e cila mbrëmjen e djeshme është djegur tërësisht nga zjarri.
Përveç godinës moduolare, në afërsi ka edhe makina të djegura.
Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar 14 viktima, ndërkaq vazhdon autopsia dhe identifikimi i të njëjtëve.
Një ditë pas ngjarjes tragjike, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./alsat/