Ky shtet do të lejojë qytetarët të kultivojnë kanabis në shtëpi
09 shtator 2021
| 12:28
Italia ka hedhur një hap të ri në lidhje me legjislacionin që lidhet me përdorimin e kanabisit dhe trafikut të kësaj bime narkotike.
Komisioni i Drejtësisë në Dhomën e Ulët të Parlamentit ka miratuar reformën që lejon përdoruesit e kanabisit të kultivojnë një sasi të vogël bimësh narkotike në shtëpinë e tyre.
Kështu, sipas kësaj reforme, hiqen dënimet për këdo që kultivon deri në 4 bimë kanabis sativa në shtëpinë e tij.
Megjithatë, ligji i ri forcon dënimet për krimet që lidhen me trafikun e kanabisit, duke e çuar penalitetit maksimal deri në 10 vjet burg.
Reforma e prezantuar nga deputeti Riccardo Magi e bën Italinë një nga të parat vende në Evropë që dekriminalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi për përdorim personal./A2CNN/