![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/berisha-bozo-kuvendi.jpg)
Të premten nis sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Ja kush do ta mbajë fjalën hapëse
Të premten nis sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë dhe siç e thotë edhe Kushtetuta por edhe tradita parlamentare, më i moshuari dhe më i riu në sesionin e parë e mbajnë fjalën hapëse në fillimin e punës së Kuvendit të ri.
Ndër deputetët më të moshuar të kësaj legjislature janë, Luljeta Bozo nga Partia Socialiste e cila ka lindur më 2 tetor të vitit 1942 në Tiranë dhe Sali Berisha nga Partia Demokratike i lindur më 15 tetor të vitit 1944 në Vuçidol të Tropojës.
Mbledhja e parë e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë do të fillojë në orën 10:00, ku 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të mblidhen në sallën e Kuvendit dhe do të bëjnë betimin. Mësohet se fjalën e parë hapëse të nisjes së legjislaturës së re do ta mbajë deputetja më e vjetër e kësaj legjislature, Luljeta Bozo.