Rishfaqet ish-presidenti afgan: U largova që ta shpëtojë Kabulin

09 shtator 2021 | 13:16

“Nuk bëja dot ndryshe”, me këto fjalë i është drejtuar afganëve ish-presidenti Ashraf Ghani, i cili e ka braktisur vendin në momentin që talebanët kanë hyrë në Kabul, duke e lënë në mëshirën e tyre, pa bërë as rezistencën më të vogël.

Ghani ka thënë tani se ai ishte vendimi më i vështirë që ka marrë në jetë.

Ish-kreu i shtetit ka përsëritur se e la vendin me qëllimin të shmangte gjakderdhjen e luftimet nëpër rrugë dhe ka mohuar të ketë vjedhur miliona dollarë nga thesari i shtetit.

“U largova që ta shpëtojë Kabulin dhe 6 milionë qytetarë”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Duke kujtuar luftimet e tmerrshme nëpër rrugë që pllakosën kryeqytetin gjate luftës civile të viteve 1990, Ghani ka thënë se “nuk kishte qenë kurrë qëllimi i tij që të braktiste njerëzit”.

72-vjeçari ka thënë se kishte punuar për 20 vjet për të krijuar një qeveri demokratike në Afganistan, por ka pranuar se nuk kishte arritur të siguronte “stabilitet dhe begati”, i njëjti rezultat që kanë prodhuar qeveritë e tjera afgane për dekada të tëra.

Ghani ka thënë se në një “të ardhme te afërt”, do të ofronte një shpjegim më të detajuar për largimin e tij të papritur më 15 gusht, duke shtuar se “aktualisht i duhej t’u përgjigjej akuzave të pabaza se kur ishte larguar nga Kabuli, kishte marrë me vete miliona dollarë që i përkisnin popullit afgan”, sikurse ka thënë ai, raporton “TCh”.

Agjencia ruse e lajmeve “RIA” ka raportuar se Ghani është larguar nga Kabuli me katër makina dhe një helikopter plot me para dhe se i ishte dashur të linte ca para, pasi nuk kishte pasur vend ku t’i fuste.

Agjenci të tjera lajmesh kanë njoftuar se ai dyshohet të ketë marrë 169 milionë dollarë nga arkat e shtetit, një akuzë e ngritur gjithashtu edhe nga ambasadori i Afganistanit në Taxhikistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në karrierën e tij të gjatë, aktori Çun Lajçi numëron…