![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/Qeveria_Mbledhje_3-780x470-1-750x430-1.jpg)
Qeveria e Maqedonisë shpall tri ditë zie në të gjithë vendin
09 shtator 2021
| 14:13
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie në të gjithë vendin për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme në qytetin e Tetovës.
Nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmë në një spital të improvizuar për personat e sëmurë nga Covid-19 në Tetovë, kanë humbur jetën 14 persona dhe 12 të tjerë të lënduar.
Paraprakisht edhe Komuna e Tetovës ka bërë shpalljen e tri ditë zie në kë këtë qytet.