Memli Krasniqi: UÇK-ja është e pastër, e përhershme dhe e paprekshme!
09 shtator 2021
| 23:49
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se gjatë takimit në Bruksel pala serbe është pajtuar që të hapën arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së.
Krasniqi në një postim në “Facebook” ka publikuar flamurin e UÇK-së, të cilit i ka vendosur edhe një mbishkrim.
“E shenjtë, e pastër, e përhershme, e paprekshme!”, ka shkruar Krasniqi.