Hajdin Abazi: “Arkivat e UÇK”-së, shpifje e Beogradit

10 shtator 2021 | 11:44

Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se pala serbe është dakorduar në Bruksel që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së.

Abazi ka thënë se “arkivat e UÇK”-së ka qenë shpifje e Beogradit për të krijuar realitet të rremë, me të pavërteta. Ajo me dekada nuk ia doli e vetme.

“Më shumë se kaq, nuk ka pasur se çka të dëmtohet Kosova, sepse një rrenë u kurorëzua si e vërtetë nga kryenegociatori Bislimi! Të tjerat janë të deduktueshme me pak logjikë. Sot Kosova u godit nga ata që do të duhej të mbrohej! Por, UÇK-ja nuk mund të njolloset nga askush sepse është si kristali e pastër, ndriçuese si rrezet e diellit dhe e ndershme si vet liria! Më shumë se kaq, nuk ka pasur se çka të dëmtohet Kosova, sepse një rrenë u kurorëzua si e vërtetë nga Kryenegociatori Bislimi! Të tjerat janë të deduktueshme me pak logjikë”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Kosova është goditur nga ata që do të duhej ta mbronin.

“Por, UÇK-ja nuk mund të njolloset nga askush sepse është si kristali e pastër, ndriçuese si rrezet e diellit dhe e ndershme si vet liria!”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë i Abazit:

Me mëngjes i pashë portalet e Kosovës që ishin mbushur me deklarata lidhur me “arkivat” e UÇK-së. Gjithçka i referohej zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Edhe pse do të duhej – nuk munda ta besoj.

Ndaj e dëgjova deklarimin e vetë zëvendëskryeministrit:

“Pala serbe, të paktën deklarativisht, ka thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat. Të gjitha arkivat sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës, që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

E dëgjova disa herë. Për fat të keq, pohimi ishte nga goja e tij dhe në konferencë për media!

Pretenca “Arkivat e UÇK” ka qenë shpifje e Beogradit për të krijuar realitet të rremë, me të pavërteta. Ajo me dekada nuk ia doli e vetme.

“Po, ti çfarë the, zëvendëskryeministër?”

Ai, tërthorazi, pohon se kjo është e dobishme për Kosovën.

Të bësh kompromis për gjetjen e të zhdukurve që ende i mban peng Beogradi, duke pohuar ekzistencën e “arkivave” të krimit është politikbërja më e dëmshme!

Unë nuk e di se ka arkiva të tilla. E them me përgjegjësi juridike e morale se kurrë në jetë nuk kam dëgjuar për to, dhe nga askush prej bashkëluftëtarëve, përveç nga Serbia!

Sepse me “arkiva” nuk është fjala për shënimet personale, ditarët, poezitë, fotografitë etj., e as muzetë e UÇK nëpër komuna të ndryshme.

Jo, është fjala për “arkivat” ku gjoja mbahen sekret krimet e UÇK!

Nuk di ku do t’i gjejë z. zëvendëskryeministri ato arkiva!

Veç nëse adaptohen fabrikimet serbe kundër luftëtarëve të UÇK, si “Bela knjiga” dhe “Albanski terorizam…” i UÇK!

Për ta ndjerë peshën e dhuratës për Beogradin, mjafton të lexohet ajo që drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” Petar Petkoviq tha:

“Prishtina më në fund ka njohur ekzistencën e arkivave të UÇK dhe ka rënë dakord t’i hapë ato, të cilat nuk do të jenë më të fshehura”.

Kuptimi i kësaj është se shteti i Kosovës i ka mbajtur të fshehura këto “arkiva”!

Njollosjen publike të UÇK me e paraqit si vlerë, që de facto e dëmton lirinë!

Kjo është një fitore e jashtëzakonshme politike e Serbisë.

Fabrikimi disadekadësh i UDB-së serbe, u bë fakt nga kryenegociatori Bislimi në një tryezë ku u “njoh ekzistenca e arkivave të UÇK” dhe se ato “nuk do të jenë më të fshehura”.

Më shumë se kaq, nuk ka pasur se çka të dëmtohet Kosova, sepse një rrenë u kurorëzua si e vërtetë nga kryenegociatori Bislimi!

Të tjerat janë të deduktueshme me pak logjikë.

Sot Kosova u godit nga ata që do të duhej të mbrohej!

Por, UÇK-ja nuk mund të njolloset nga askush sepse është si kristali e pastër, ndriçuese si rrezet e diellit dhe e ndershme si vet liria!

Hajdin Abazi sjell në kujtesë momentin kur filloi diplomacia publike e  UÇK-së – Epoka e Re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi shënoi golin e tij të 79-të ndërkombëtar të…