Berisha me mesazh për Ramën: Mund të blesh Lulzim Bashën, por kurrë Sali Berishën

10 shtator 2021 | 12:28

Ish-kryeministri Sali Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu. Ky është një mesazh i fortë ndaj Lulzim Bashës për vendimin e mbrëmshëm, përmes të cilit ai e ka përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Berisha ka thënë për mediat se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

“Mund të blesh Lulzim Bashën por kurrë Sali Berishën”, ka qenë mesazhi kryesor i Berishës ndaj Bashës dhe Ramës.

“Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurt në fitore. Rroftë PD-ja, rroftë Shqipëria”, është shprehur Berisha teksa është futur në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)…