Edhe Aida Dërguti përfshihen në debatin për “arkivat e UÇK”-së

10 shtator 2021 | 12:40

Aida Dërguti, që dikur mbante postin e nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, është përfshirë në debatin për “arkiva të UÇK”-së, i cili ka nisur pas një deklaratë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Dërguti, deklaratave të Bislimi, i është përgjigjur me këngën “Marshi i UÇK-së”, duke shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”: “Fillojmë me shpalosje të arkivave”.

Zëvendëskryeministri Bislimi dje në një konferencë për media ndër të tjera ka thënë: “Pala serbe, të paktën deklarativisht, ka thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat. Të gjitha arkivat sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës, që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi Kushtrim Shyti pritet që të trajtojë rastin ku për…