Xhaka ende i pavaksinuar, ky është reagimi i Arsenalit

10 shtator 2021 | 13:26

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka bërë me dije se klubi po përpiqet ta bindë Granit Xhakën për të marrë vaksinën kundër Covid-19. Trajneri ka thënë se me vaksinim, Xhaka do ta mbronte mbrojë klubin dhe shokët e skuadrës.

“Ne po përpiqemi të shpjegojmë të gjitha arsyet pse besojmë se kjo është gjëja e duhur për të bërë. Para së gjithash ai do ta mbrojë klubin, dhe së dyti shokët e skuadrës, ambientin ku ata ndodhen dhe ekspozimin që do të kenë nëse nuk e bëjnë atë”, ka thënë Arteta.

“Ne duhet të jemi në të njëjtën linjë dhe të kuptojmë të gjitha faktet. Faktet personale që dikush mund të ketë janë për shumë arsye të ndryshme. Ndoshta janë arsye shëndetësore, një kontradiktë që ai ka, mënyra se si është edukuar ose diçka që ai beson. Gjëja tjetër është – çfarë është më e mira për klubin dhe ekipin që të përpiqen të minimizojnë çdo rrezik që lojtari të kontraktojë virusin ose t’ia kalojë atë dikujt tjetër?. Por kjo është një çështje personale, jo një detyrim, dhe ne duhet ta respektojmë atë”, ka deklaruar Arteta.

“Natyrisht, do të kufizojë disa aspekte nëse nuk (vaksinohen), sepse ne nuk duam të ekspozohemi në gjëra të caktuara. Për shembull, udhëtimi. Nëse ata nuk janë të vaksinuar dhe udhëtojnë ose shoqërohen në situata të caktuara, padyshim që rreziku rritet shumë. Ne nuk duam atë ekspozim me asnjë nga lojtarët tanë. Sepse, në fund, skuadra dhe klubi do të paguajnë çmimin”, ka shtuar trajneri i Arsenalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor…