Nis procesi i vaksinimit mobil në Kaçanik

10 shtator 2021 | 13:20

Përkundër stafit të kufizuar mjekësor, procesi i vaksinimit po ecën mirë dhe pa problem të theksuara. Kjo u bë me dije në takimin që pati të premten nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra me drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, Sinan Zeneli.

Nënkryetari i komunës ka përgëzuar stafin mjekësor dhe menaxherial në QKMF për punën e tyre të mirë që po realizojnë në kushte pandemie, ndërsa ka thënë se përkrahja e komunës për këtë institucion do të jetë në çdo nivel.

Ndërkohë, drejtori Sinan Zeneli ka theksuar se vaksinimi po ecën mirë, ndërsa ka treguar se nga 10 shtatori ka filluar edhe vaksinimi mobil nëpër shtëpi për personat e sëmurë dhe të palëvizshëm.

Ai ka treguar se Qendra e Vaksinimit do të punojë në shtatë ditë të javës, ndërsa nga ky takim u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, e ka treguar publikisht se…