Presidenti Meta uron Lindita Nikollën për detyrën e re

10 shtator 2021 | 19:29

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur dhe uruar Lindita Nikollën, për detyrën e re, si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Në një postim në “Facebook”, Meta ka thënë se tashmë duhet punuar për interesin e përbashkët, pasi është mbyllur kapitulli më i errët në historinë e parlamentit.

Postimi i plotë i tij:

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!
Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!
Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. ??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të…