Kryetari i KQZ-së jep detaje për takimin me Osmanin: Është ngritur tema për shtyrjen e zgjedhjeve

13 shtator 2021 | 16:31

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka dhënë detaje për takimin e javës së kaluar me presidenten Vjosa Osmani.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Radoniqi ka thënë se ideja për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është ngritur nga e para e shtetit, mirëpo, ai nuk ka dhënë asnjë mendim lidhur me këtë çështje, pasi ka vlerësuar se nuk është në kompetencën e institucionit që drejton për shtyrjen e zgjedhje apo shkurtimin e fushatës zgjedhore.

“Po është ngritur edhe çështja e shtyrjes, apo zvogëlimi të fushatës zgjedhore, por në këtë çështje unë nuk kam dhënë mendim, as nuk jam marrë me atë çështje. Çështja e fushatës, gjithnjë kam thënë se kërkesë nuk kemi për me shkurtuar fushatën, është çështje ligjore ajo. Unë në lexim të ligjit nuk e shoh ndonjë arsye që kemi ne për zvogëlimin e fushatës përveç nëse kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, në zgjedhjet e rregullta nuk kemi ndonjë dispozitë për shkurtim të fushatës. Sa i përket të shtyrjes së datës së zgjedhjeve nuk është në kompetencë timen, as të KQZ-së dhe nuk e parasheh ligji këtë çështje. Unë nuk kam diskutuar për këtë, e di që kjo çështje është në interesim, por sa i përket meje nuk e kam diskutua këtë çështje. Është ngrit si çështje, por unë nuk kam dhënë mendim dhe as nuk kam interes me dhënë mendim. E imja është vetëm me udhëheq këtë komision, në raport me punën e sekretariatit dhe anëtarëve”, ka thënë ai.

Takimin me Osmanin, kryetari i KQZ-së ka thënë se e ka kërkuar vet për t’ia adresuar problemin e objektit të KQZ-së dhe kërkesën për vaksinimin e rreth 30 mijë personave që janë të involvuar në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kërkesën për t’u informuar për takimin e Radoniqit me presidenten Osmani e kanë bërë anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Havier Tebas, presidenti i La Liga, ka lëshuar një tjetër…