Shaqiri, pas debutimit me Lyonin: Faleminderit tifozëve për mbështetjen e mahnitshme

13 shtator 2021 | 16:41

Skuadra e Lyonit, mbrëmë fitoi ndaj Strasbourg, me rezultat 3-1. Në këtë ndeshje, lojtari kosovar Xherdan Shaqiri bëri debutimin e tij.

Ai nuk arriti të shënoi golin e parë, mirëpo arriti të kontribuoj në golin e dytë duke asistuar në minutën e 64. Ai pas ndeshjes përmes faqes së tij zyrtare në “Twitter”, falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe që ia ofruan gjatë ndeshjes.

“Debutim dhe fitore. Faleminderit Les Gones për mbështetjen e mahnitshme dje”, shkruan Shaqiri.

Kujtojmë që, Shaqiri iu bashkua Lyonit më 21 gusht gjatë kësaj vere nga Liverpooli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi Deklarata e Albin Kurtit për arkivat tingëllon…