Presidentja fton në takimin e liderëve edhe partitë e pacertifikuara, Listën Guxo dhe Alternativën

13 shtator 2021 | 17:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet e ka keqpërdorur sot pozitën zyrtare duke ftuar në takimin e liderëve edhe përfaqësuesit e dy subjekteve që nuk janë fare të certifikuara në KQZ për zgjedhjet e 17 tetorit.

Donika Gërvalla Shwartz nga Lista Guxo dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa po marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani edhe pse këto dy subjekte apo alternativa nuk janë fare të certifikuara për zgjedhjet e 17 tetorit.

Madje Lista Guxo nuk është fare e regjistruar as si subjekt në KQZ.

Siç shihet në foto të takimit, presidentja Osmani u ka bërë vend këtyre dy partnerëve të vegjël të koalicionit edhe pse nuk marrin pjesë zyrtarisht në zgjedhjet lokale, ndërsa në emër të VV-së në këtë takim po merr pjesë kryetari Albin Kurti.

Më poshtë mund ta shihni dokumentin zyrtar të KQZ ku konfirmohet se as Lista Guxo e as Alternativa nuk janë të certifikuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka rikthehet në Londër pas dy javëve izolim në…