Besoj se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

13 shtator 2021 | 19:14

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas takimin që patën liderët e partive politike me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk beson se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

“Besoj se nuk do të ketë shtyrje por besoj se presidentja do të marrë vendimin pas takimit”, është shprehur ai.
Krasniqi ka theksuar se janë të gatshëm që ta minimizojnë ose ta heqin fare fushatën konvencionale.

“Ne jemi të gatshëm që të minimizohet deri në maksimum që të zvogëlojmë fushatën zgjedhore por edhe ta heqim tërësisht fushatën konvencionale me takime”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muharrem Nitaj nga AAK-ja pas takimit me presidenten e vendit,…