Këshilltari i Pacollit: Kurti qëllimisht nuk e përmendi kryetarin e AKR-së në fjalim

13 shtator 2021 | 21:43

Këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Naim Murseli tha se Behgjet Pacolli u injorua qëllimisht nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ceremonisë së inagurimit të spitalit për fëmijë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot gjatë përurimit të Spitalit të Fëmijëve në Prishtinë, e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për dallim nga Presidentja Osmani dhe Ministri Vitia, Kryeministri Albin Kurti, qëllimisht në fjalimin e tij injoroi prezencën e Pacollit.

Postimi i plotë:

Sot gjatë përurimit të Spitalit të Fëmijëve në Prishtinë, e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për dallim nga Presidentja Osmani dhe Ministri Vitia, Kryeministri Albin Kurti, qëllimisht në fjalimin e tij injoroi prezencën (dhe kontributin) e z. Behgjet Pacolli.

Edhe pse i ftuar si Ish-President i vendit së bashku me Znj. Jahjaga, por edhe si President i kompanisë e cila ishte përzgjedhur për ta ndërtuar spitalin në fjalë. Secili e di që ky spital u ndërtua nga kompania e z. Pacolli, e cila ishte përzgjedhur në bazë të eksperiencës dhe komptencës që kjo firmë posedon. Një Kryeministër normal do të i gëzohej një projekti të tillë që implementohet nga një kompani vendore (ku punëtoret dhe specialistët kanë pritur një sjellje ndryshe nga Kryeministri i tyre) në një anë e në anën tjetër për shkak të aspektit edukativ e human.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale thuhet se ka pësuar…