Mesazhi i Berishës: Sot nisemi për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur

16 shtator 2021 | 13:57

Pas vendimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për të përjashtuar nga  grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit nuk është paraqitur sot në Kuvend, edhe pse në seancën hapëse të këtij sesioni të ri ka bërë betimin si deputet.

Por, Berisha nuk la pa u përmendur në një moment edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se Tiranën nuk e vizitonte askush përveç ndërmjetësuesve të huaj, në periudhën kur qeveriste Berisha, ndërsa vetë ish-kryeministrin nuk e ftonte askush në takime bilaterale.

Por një reagim ka ardhur edhe nga Berisha para pak momentesh, nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.  Berisha ka njoftuar edhe një herë se sot nis foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar.

“Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë foto ditën që nisim foltoren për një Parti Demokratike me të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike!”, ka shkruar Berisha.

Sot në orën 18:00 në hotel “Rogner”,  Berisha do të nisë ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”!

Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtojë në mbarë vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë fjalës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama  në Kuvend…