14 të vdekur dhe 368 raste të reja me Covid në Kosovë

16 shtator 2021 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 14 persona nga Covidi.

Po ashtu, MSh-ja ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 386 raste pozitive me Covid si dhe janë shëruar 1 382 persona.

“Nga 6 882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142 064. Në total numri i rasteve aktive është 13 473”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Thaqi shpall të pavlefshme certifikatën e testit të maturës…