Ja sa qytetarë janë vaksinuar kundër Covidit në 24 orët e fundit

16 shtator 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar  kundër Covidit mbi 20 mijë e 600 qytetarë.

Sipas kësaj ministrie deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milion e 110 mijë doza të vaksinës kundër Covidit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 675 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 110 286 doza të vaksinës. Deri më sot 399 341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Paris Saint Germain janë shumë të shqetësuar për Kylian…