![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/B9D82485-DF4F-4EFA-983B-21982B80C0C2.png)
Kaos në Kuvendin e Preshevës: Gjuajte me ujë, fyerje dhe shkulje mikrofonash
16 shtator 2021
| 23:06
Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës është zhvilluar nën tensione.
Siç raporton RTV Presheva këshilltarët komunal që nga fillimi e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashta rendit të ditës.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi i cili gjatë diskutimeve të tij ishte mjaftë i ashpërt ndaj oponentëve politik, ndërsa në fund të seancës doli para kryesisë së kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ja grisi dokumentat kryetarit të Kuvendit Sami Salihut.