Sermaxhaj, afër marrëveshjes me Ferizajn

17 shtator 2021 | 11:24

“Timonieri” i mirënjohur Sami Sermaxhaj, do të bëhet së shpejti me ekip të ri.

Sermaxhaj pritet që të emërohet trajner i skuadrës së Ferizajt, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri.info” pranë klubit ferizajas.

Ferizaj ka mbetur pa trajner pas largimit të Megzon Visokës. Ferizaj pas javës së tretë në Grupin B ndodhet e fundit në tabelë me 1 pikë të grumbulluar.

Sermaxhaj në karrierën e tij i ka drejtuar disa ekipe në Kosovë. Së fundmi ishte pjesë e Drenicës në Superligë derisa me këtë ekip e siguroi mbijetesën në elitë në edicionin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka vendosur krejt papritur që…