Edhe 18 960 qytetarë marrin vaksinën kundër Covidit

17 shtator 2021 | 15:08

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Në njoftimin për medie, MSh-ja ka bërë me dije se deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për asamblenë komunale…