Ahmeti: 90,81 për qind e punonjësve të arsimit në Prishtinë janë vaksinuar

17 shtator 2021 | 16:55

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se 90.81 për qind e punonjësve të arsimit në Prishtinë janë vaksinuar.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në Komunën e Prishtinës, që nga fillimi i pandemisë janë përkujdesur maksimalisht që të garantojnë respektimin e masave, rrjedhimisht mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Ahmeti ka theksuar se Drejtoria e Arsimit po ashtu ka pajisur të gjitha shkollat me mjetet e nevojshme dhe infrastrukturë, për mbrojtjen e nxënësve dhe punonjësve të arsimit nga rreziku i infektimit.

“Në Komunën e Prishtinës, që nga fillimi i pandemisë jemi përkujdesur maksimalisht që të garantojmë respektimin e masave, rrjedhimisht mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Sipas të dhënave që kemi kalkuluar gjatë kësaj jave, rezulton që 90. 81 për qind e punonjësve në fushën e arsimit në Komunën tonë tashmë janë të vaksinuar. Drejtoria e Arsimit po ashtu ka pajisur të gjitha shkollat me mjetet e nevojshme dhe infrastrukturë, për mbrojtjen e nxënësve dhe punonjësve të arsimit nga rreziku i infektimit. Ne bëjmë thirrje për vaksinim tutje, rrjedhimisht mbrojtje më të madhe nga sëmundja Covid-19”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18.09.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë Nga…