Prishet koalicioni AAK-LDK në Gjilan

18 shtator 2021 | 19:54

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan ka njoftuar se dy drejtorët komunal nga radhët e saj, Nazim Gagica drejtor i Arsimit, dhe Selami Xhemaili drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë liruar pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katërvjeçar.

“Lirimi i pozitave vjen si rezultat i kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, Nazim Gagica për kryetar të Komunës së Gjilanit, dhe Selami Xhemaili për anëtar i Kuvendit Komunal.
AAK-ja në Gjilan faleminderon dy drejtorët për punën e tyre katërvjeçare, si drejtorët me përformancën më të mirë në nivel lokal.
AAK-ja mbetet e përkushtuar në fushatën zgjedhore në terren, gjithnjë në respektim të plotë të rekomandimeve nga institucionet shëndetësore dhe instruksionet e partisë nga niveli qëndror sa i përket pandemisë.
AAK-ja në Gjilan punon dhe beson fuqishëm në fitoren e kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica dhe listës fituese për Kuvendin Komunal”, ka njoftuar zyra për informim e AAK-së në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…