Lideri i PDK-së përkujton heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

22 shtator 2021 | 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpartiakë sot kanë përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, në 23-vjetorin e lartësimit të tyre të përjetshëm.

“Fehmiu dhe Xheva, ishin sinonim i përkushtimit të jashtëzakonshëm atdhetar deri në vetëmohim. Cikli i jetës së tyre që nisë me rezistencë politike, qëndresë të paepur burgjeve jugosllave, e që lartësohet me rënien e lavdishme në luftën tonë çlirimtare, është tregimi origjinal i përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi”.

“Duke flijuar jetën e tyre, ata ndryshuan historinë, që ne të nisim historinë e re në shtetin tonë të lirë e të pavarur. Përjetë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran, sot e përgjithmonë. Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar disa…