Rossi lë motorin për makinat: Ja ku do të garoj sezonin tjetër

22 shtator 2021 | 17:37

Piloti italian Valentino Rossi, ikona e garave të MotoGP, i ka të qarta idetë për të ardhmen.

Nëntë herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit do të tërhiqet nga garat në fund të këtij sezoni (aktualisht garon me Yamaha Petronas). Gjithsesi, karriera e tij do të vijojë në një kampionat tjetër, në garat Endurance me makina.

“Kam pasur mjaft oferta interesante për të ardhmen dhe mendoj se do të kem një program të ngjeshur dhe mjaft të bukur për vitin 2022. Do të garojë në kampionatin Endurance me makinat GT. Tani më duhet të vendos se në cilën kategori do të jem, me cilën makinë do të garoj”, ka thënë Rossi për “Corriere Dello Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 23 Shtator 2021 Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë ka…