Kolegji i Biznesit mbanë konferencën shkencore: “Problematikat dhe sfidat e procesit zhvillimor bashkëkohor”

22 shtator 2021 | 17:25

Kolegji BIZNESI në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim në Ulqini, më 17.9.2021, organizuan Konferencën e 13 shkencore me temë: “Problematikat dhe sfidat e procesit zhvillimor bashkëkohor”.

Konferenca u mbajt online dhe fizikisht në lokalet e Kolegjit BIZNESI, duke i respektuar masat kundër COVID-19.

Fjalën e hapjes e mbajti Prof. dr. Shyqeri Kabashi, dekan i Kolegjit BIZNESI, i cili në mes të tjerash theksoi: “Shikuar historikisht, nëpër periudha të caktuara kohore, bota është përballur, siç po përballet edhe sot, me sfida dhe probleme të shumta politike, shoqërore, ekonomike, sociale e të tjera. Në fund të shekullit të kaluar, kemi ndryshimin e rendit të ri ekonomik, me paraqitjen e globalizimit, si proces i integrimeve ekonomiko-shoqërore ndërkombëtare. Kohë më parë, ishte kriza financiare në përmasa botërore, që pati ndikim në rrjedhat ekonomike të pjesës dërmuese të vendeve të botës. Me ndryshimin e sistemeve ekonomiko-shoqërore, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe, në fillim të këtij shekulli, në vendet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit Perëndimor, erdhi deri të ndryshimet e sistemit politik dhe ekonomik…”.

Menaxhimi i emergjencave, konsiderohet fusha më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse për ardhmërinë e veprimtarive shoqërore, sepse merr përsipër të paraqesë përgjithësisht teorinë dhe praktikën e situatave të emergjencave dhe të menaxhimit të tyre.

Në botën moderne, shërbimi i emergjencave ka pasuar zgjerim të përmasave shumë të mëdha, duke bërë hapa drejt marrjes në drejtim të gjithë spektrit të veprimtarive të shoqërisë në situata të veçanta.

Menaxhimi i Emergjencave studion njohuritë bazë për hapësirën, mjedisin, shoqërinë dhe veprimtaritë kryesore të shoqërisë, të cilat, në jetën e njerëzve, por edhe në pasurinë e tyre, shkaktojnë fatkeqësi dhe dëme të mëdha, si dhe dëme të mjedisit e të pronës shoqërore e kështu me radhë.

Konferencën e përshëndeti edhe drejtori i Institutit për Kërkime Shkencore në Ulqini, Prof. dr. Elez Osmani, i cili foli për rëndësinë e konferencës.

Në konferencë morën pjesë emrat e njohur, nga fusha të ndryshme shkencore, ndër të cilët, edhe:

Prof. dr. Kudusi Lama, me temën “Rëndësia e rolit të menaxherit të emergjencave në shoqërinë e zhvillimit bashkëkohor”; Prof. dr. Muhamet Racaj, Dr. Besim Kelmendi, Burim Kelmendi, me temën “Kriminaliteti bashkëkohor i të miturve në Republikën e Kosovës-masat ndaj të miturve në periudhën 2015 – 2020”; Dr. Ariana Xhemajli dhe Brikenda Vokshi, me temën “Roli i liderit në suksesin e organizatës”; Dr. Vehbi Ramaj dhe Mustafë Kadriaj, me temën ”Analizë e kontributit të diasporës në shtet ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”; Prof. dr. Shyqeri Kabashi dhe Ma. Abetare Kabashi, me temën “Zhvillimi i bizneseve në Kosovë në kohën e pandemisë”; Dr. Agim Berisha, tema e të cilit ishte “ Buxheti dhe financimi i programit të rimëkëmbjes ekonomike në periudhën e pandemisë covid 19 në Republikën e Kosovës”; Dr. Enver Gerguri, me temën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë”; Dr. Vehbi Imeri, me temën “Efektet e pandemisë COVID-19 në të Hyrat Buxhetore në Republikën e Kosovës”; Dr. Nexhmije Kabashi, me temën “Rëndësia e aplikimit të marketingut të gjelbër”; Dr. Bekim Mustaf, Dr. Milazim Shabani dhe Dr. Adem Musliu, kishin temën “Marrëdhënia dinamike në mes të biomarkerëve dhe ashpërsisë së sëmurjes të shkaktuar nga infeksioni me covid 19-varianti Delta”; Dr. Agim Kastrati, me temën “Barra tatimore në Kosovë”; Dr. Mitasin Beqiri, dhe Mr. sc. Gjenis Shaqiroviqi, mbajtën temën “Abolicioni-funksioni, qëllimet, roli dhe vendi në shoqërinë demokratike”; Dr. Fatbardha Jashari, me temën “Përvoja me karakter ndërkombëtar rreth nxitjes së zhvillimit të ndërmarrjeve hoteliere në Kosovë”; Dr. Mustafë Kadriaj, me temën “Kosova përballë iniciativave rajonale dhe integrimit Evropian”; Dr. Arben Agushi, mbajti temën “E drejta e sigurimeve të detyrueshme dhe sigurimeve vullnetare”; Dr. Ramadan Beqiri dhe Ma. Abetare Kabashi, shtruan temën ”Menaxhimi dhe financimi i start up në Kosovë”.

Në seancën e pasdites, në orën 12, 15 u lexuan kumtesat e radhës. Dr. Ruzhdi Kabashi, me temën “Turizmi dhe etika mjedisore”; Dr. Shpetim Rezniqi, lexoi temën “Sfidat në zhvillimin e politikës monetare”; Dr. Hazir Hajdari dhe Dr. Besnik Hajdari me temën ”Ndikimi i teknologjisë së inovacionit në zhvillimin e ndërmarrësish”; Gurakuq Kuçi, me temën ”Diplomacia e SHBA-së ndaj Kosovës (1985 – 1999), si dhe pse u ndalua ekspansioni serb”; Dr. Lulzim Farizi, mbajti temën ”Të drejtat e punëtorëve dhe obligimet e punëdhënësve, rast studimi, Republika e Maqedonisë së Veriut”; MA. Urim Gashi, me temën “Hulumtimi i motivacionit të menaxherët e hoteleve në Prishtinë si destinacion turistik”; Mr. Xhemajl Jashari, me temën “Paraburgimi si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale dhe trajtimi i personave në paraburgim”; Atdhe Kabashi me temën “Analizë e zhvillimeve dhe sfidave ekonomike në nivel global dhe perspektiva ekonomike për Kosovën”.

Pas paraqitjes së kumtesave dhe pas diskutimeve të pjesëmarrësve në konferencë, u nxorën përfundimet e kësaj veprimtarie shkencore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simone Inzaghi e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën me…