Juventusi regjistron fitoren e parë

22 shtator 2021 | 20:47

Juventusi ka arritur që të marrë fitoren e parë në këtë sezon në Seria A, duke mundur 3-2 me shumë vështirësi Spezian.

Skuadra e Allegrit luan tmerrësisht keq, duke rrezikuar që të dilte edhe pa pikë.

Bardhezinjtë shënuan të parët në minutën e 28-të me Kean, që bën gjithçka mirë në hyrje të zonës. Gëzimi i ekipit torinez zgjati vetëm 5 minuta, pasi Gyasi i befasoi me një gol në trekëndësh. Në fillimin e fraksionit të dytë, Antiste shokon bardhezinjtë pas një gabimi në rreshtim të Bonuccit.

Juventus nuk ka asgjë për të humbur teksa hidhet e gjitha në sulm. Në minutën e 66-të, pas një aksioni persona Chiesa arrin që të vendosë baraspeshën. 6 minuta më pas do të ishte De Ligt që do të shënonte dhe golin e tretë dhe të fitores.

Spezia në 10 minutat e fundit hodhi në fushë edhe Rey Manaj, por sulmuesi shqiptar nuk arriti që të shënonte edhe pse krijoi një mundësi mjaft të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit…