![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/KURTNY.png)
Thuajse të zhveshura, Kourtney dhe Megan “dogjën” rrjetin me pozat “hot” pranë njëra-tjetrës
23 shtator 2021
| 13:45
Kourtney Kardashian dhe Megan Fox kanë “tërbuar” rrjetin me pozat shume “hot” që kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Dy vajzat e famshme kanë pozuar pranë njëra-tjetrës dhe janë shfaqur “topless” para kamerave dhe miliona ndjekësve në “Instagram”.
Megan dhe Kourtney, të cilat u bënë të afërta me njëra-tjetrën pasi partnerët e tyre janë miq, kanë pozuar për promovimin e koleksionit më të ri të tangave të SKIMS.
Që të dyja mahnitën fansat dhe miqtë në rrjetet sociale me veshjet e tyre të brendshme, teksa mbulonin gjoksin me duar. Megan dhe Kourtney shfaqen mjaft provokuese, ku në një pozë shihen duke prekur njëra-tjetrën dhe duke kafshuar një mollë.