Osaka rikthehet në vitin 2022

23 shtator 2021 | 14:53

Naomi Osaka nuk do të paraqitet në asnjë turne deri në fund të këtij viti dhe do ti rikthehet tenisit në fillim të vitit 2022.

Ajo zyrtarisht anuloi pjesëmarrjen në Indian Uells, një turne që duhej të zhvillohej në muajin mars, por për shkak të pandemisë “Covid 19” u shty për muajin tetor. Tenistja japoneze u eliminua në rundin e tretë dhe paralajmëroi se do të fokusohet më shumë për shëndetin mental dhe do të distancohet nga tenisi.

Edhe pse paraqitjet në pres konferencat dhe ndeshjet e tenisit, paraqet një ngarkesë psiqike për Osakën, kjo nuk e penoi atë që të paraqitet në pistat e modës. Ajo ishte pjesë e ngjarjes më ekstravagante në SHBA, “Met Gala” në Nju Jork.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) që nga nisja e eskalimit të situatës…