Diplomati grek flet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia

24 shtator 2021 | 12:12

Diplomati grek, Alexandros Mallias, në një opinion të publikuar në gazetën prestigjioze greke “Kathimerini” ka folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu edhe për raportet në mes të Greqisë dhe Republikës së Kosovës.

Malliasi, i cili ka shërbyer edhe si ambasador i Greqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se intensifikimi i raporteve në mes të Prishtinës dhe Athinës dhe rruga që po ndjek kryeidplomati grek, Nikos Dendias, mbase në fund do të finalizohen me njohje.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Dendias filloi një dialog të nivelit të lartë midis Greqisë dhe Republikës së Kosovës. Në fund të rrugës ndoshta do të ketë njohje”, ka shkruar Mallias.

Ai në këtë opinion ka thënë se një zhvillim i tillë do ta afronte Greqinë me faktorin shqiptar dhe që sigurisht do të lëkundte primatin e Turqisë.

Kohëve të fundit është diskutuar shumë për punën e njohjes së Kosovës nga Greqia. Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagime të ashpra nga Beogradi, të cilët janë lutur shtetit grek që të mos e ndërmarrë një hap të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar BE-në…