Kjo është familja e kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt

24 shtator 2021 | 13:09

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar disa fotografi me familjen e tij duke ecur sheshit të Skenderajt.

“Me këto fotografi, për të prezantuar familjen time, për pjesën tjetër të njerëzve që nuk na njohin”, ka shkruar Nura.

Postimi i plotë i tij:

Me këto fotografi, për të prezantuar familjen time, për pjesën tjetër të njerëzve që nuk na njohin, ku natyrshëm e para prin Qamilja – bashkudhëtarja e jetës, zonja e shtëpisë, mikesha, gjysma ime, ajo që më bën ky që jam, pastaj Vleroni – djalë i mbarë, me dëshirën për t’i parë prindërit pa brenga, dhe vijmë tek “qershia mbi tortë” Alba, e ëmbla e shtëpisë, ajo që na bën t’i harrojmë hallet e jetës, ju uroj ditë të mbarë!
#PDKNUKTHYHET
VOTO 177

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon të dëgjohet…