Shkelqim Qorraj, kandidat i LV-së për asamblist në Deçan

25 shtator 2021 | 14:20

Shkelqim Qorraj është kandidat për asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan.

Ai mban numrin 13 në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Shkelqimi është nga Carrabregu i ulët. Shkollën fillore e ka kryer në “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan.

Studion në nivelin bachelor drejtimi Menaxhim i Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Është njohës i fushës së dizajnit grafik dhe videografisë, ku aktualisht është duke punuar në një kompani private në Deçan.

Shkelqimi është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2012.

Shkelqimi thotë se, fushat në të cilat është i gatshëm të japë kontribut janë: turizmi, mjedisi, kultura dhe rinia, duke u fokusuar që të shtyjë përpara proceset në këto fusha, në bazë të programit të Lëvizjes Vetëvendosje! i cili bazohet në tri shtylla themelore: barazi, drejtësi dhe zhvillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mënyrë të lehtësimit në zhvillimin e të bërit biznes,…