Mustafa: Situata në veri është tepër serioze dhe e rrezikshme

25 shtator 2021 | 15:18

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar për situatën në veri.

Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme.

“Në një situatë të tillë, Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se bë momente të tilla do të duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 88 qytetarë kanë…