Situata në veri, Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për medie

25 shtator 2021 | 15:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 16:00. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Konferenca vjen pas situatës në veri, ku pas mesnatës janë djeguar e sulmuar me granata dore zyret e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar për situatën në veri. Ai…