![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/500F8CDC-C120-4118-BC6A-D5DDC4731C14.jpeg)
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë
25 shtator 2021
| 16:51
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Këshilli i Sigurisë së Kosovës do të mblidhet mbrëmjen e sontme.
“Para disa orëve sot unë e kam ftuar për sonte një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës që sigurisht që do të mbahet në orët e mbrëmjes” tha Kurti në konferencën për media që po mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së thirrur nga ai dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas djegies së ndërtesës së Kuvendit Komunal të Zubin Potokut dhe sulmit në Zveçan.